Vazhdon ndeshja Rumani – Kosovë

21:53 | 12 Shtator 2023
KRG

Vazhdon ndeshja Rumani – Kosovë

Është rikthyer ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Gjyqtari kryesor dhe delegacioni i UEFA-s kanë vendosur që ndeshja të rikthehet, mirëpo nëse do të ketë vetëm një provokim të vogël, ndeshja do të ndërprehet dhe 3 pikë do t’i takojnë Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ndeshja ishte ndërprerë për shkak të thirrjeve nacionaliste dhe ofendimeve të rënda nga ana e Tifozëve rumun. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme