Google ADS

Vazhdon Nations League, spikat ndeshja France- Kroaci

10:23 | 13 Qershor 2022
KRG

Sot vazhdojnë ndeshjet në kuadër të Nations League

Ndërsa edhe sot, do të vazhdoj me pesë ndeshje interesante nga grupe të ndryshme.

Ndeshja më e spikatur sonte është ajo Mes Francës së Kroacisë e cila pritet të krijoje spektakël të madhe në  stadiumin “Stade de France”.

Danimarka do të përballet me Austrinë, kujtojmë që këto katër skuadra gjenden në ligën A të grupit të parë, përcjell arbresh.info.

Kurse në ligën B të grupit të dytë, do të përballen Islanda me Izraelin.

Këto tri ndeshje të lartë cekuar do të zhvillohen të gjitha në të njëjtin orar, në ora 20:45.

Nga liga C, të grupit të tretë, Kazakistani do të ballafaqohet me Sllovakinë në ora 16:00, kurse Azerbajxhani do të ndeshet ndaj Bjellorusisë në ora 18:00.

Mbrëmë janë zhvilluar gjithashtu disa ndeshje të zjarrta, ku Spanja me shumë mund arriti fitore ndaj Republikës Çeke me rezultat 2-0, ndërsa Zvicra shënojë fitoren e parë në grup ndaj Portugalisë me rezutlat1-0,  ku këto katër Kombëtaret gjenden në Ligën A të grupit të dytë.

Ndërsa tek liga B të grupi i katër, Norvegjia është ballafaquar me Suedinë, ku ishte një përballje e gjigantëve skandinav, ndërsa ndeshja përfundoj me rezultat 3-2 në favor të Norvegjisë.

Në po të njëjtin grup, Sllovenia dhe Serbia përfunduan ndeshjen në paqe me rezultat 2-2.

Në ligën C të grupit të dytë, Irlanda e Veriut dhe Qipro përfunduan ndeshjen me rezultat baras, 2-2.

Ndërsa Kombëtarja e Kosovës, e cila luante në udhëtim, ishte ajo e cila na dëshpërojë të gjithë ndaj Greqisë, ku nuk arritën t’i fitojnë 3 pikë apo edhe të nxjerrin një barazim të mundshëm, por duke humbur me rezultat 2-0.

Kurse në grupin e katër të ligës C, Gjeorgjia dhe Bullgaria përfunduar ndeshje me rezultat 0-0, ndërsa Maqedonia e Veriut arriti fitore bindëse ndaj Gjilbratari me rezultat 4-0. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme