Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League

17:23 | 27 Tetor 2024
D.H

Chelsea shënoi fitore të rëndësishme në Premier League ndaj Neëcastle me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së nëntë.

Vendimtar në këtë fitore ishte Cole Palmer i cili realizoi golin e dytë dhe të fitores së “Bluve të Londrës”, shkruan Arbresh.info.

Anglezi po tregon vazhdimisht hero i Chelseat, ku deri më tani ka realizuar shtatë gola dhe dhuruar pesë asistime në nëntë ndeshjet e para në elitën e futbollit anglez.

Pas, Bukayo Sakas i cili ka shtatë asistime ai së bashku me Mohamed Salahun janë në vendin e dytë me asistime këtë sezon.

Teksa me shtatë golat e tij deri më tani është në top treshen e golashënuesve, ku para tij janë vetëm Mbuemo i Brentfordit dhe Haaland i Manchester Cityt.

Kujtojmë që Palmer sezonin e kaluar pati realizuar 22 gola dhe 11 asistime në Premier League.

22-vjeçari tek Chelsea erdhi nga Manchester City sezonin e kaluar./Arbres

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme