Marc-Andre ter Stegen i ka vlerësuar të pavenda kritikat e Manuel Neuer drejt portierit të Barcelonës, i cili kishte folur për dëshirën e tij për të luajtur më shumë për ekipin kombëtar të Gjermanisë.
Portieri i Barcelonës, Ter Stegen, e përshkoi si “një goditje të madhe” mungesën e minutave të luajtur për ekipin kombëtar të Gjermanisë në ndeshjet kundër Holandës dhe Irlandës Veriore.
27-vjeçari ka shërbyer si opsion i dytë prapa Neuerit për pjesën më të madhe të karrierës ndërkombëtare të tij, përkundër thirrjeve të shtuara të tij për ta marrë pozitën e portierit të parë para yllit të Bayern Munichut.
33-vjeçari Neuer e akuzoi Ter Stegenin se nuk po e ndihmon situatën duke e shprehur pakënaqësinë e tij dhe sugjeroi se Ter Stegeni ishte treguar i pasjellshëm me Bernd Lenon dhe Kevin Trapp, të cilët gjithashtu po tentojnë të zënë vend në ekipin e Gjermanisë.
Ter Stegen, i cili është kthyer në vendlindje për ndeshjen e së martës kundër Dortmundit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, mendon se komentet e Neymarit nuk janë të drejta, mirëpo dëshiron që konflikti të marrë fund.
“Dua të them diçka për këtë gjë. Nuk mund të thuash se ne kemi konkurrencë për pozitën e portierit dhe pastaj të presësh që lojtarët të jenë të kënaqur kur nuk luajmë. Futbolli ka të bëjë me kënaqësi, por edhe me zhgënjime”, ka thënë Ter Stegen.
“Manuel Neuer nuk ka nevojë t’i komentojë dhe t’i vlerësojë ndjenjat e mia personale. Është mendimi im. Nëse mendoni për vitet e fundit, ti e kupton se unë gjithmonë jam sjellë mirë dhe ajo që Neueri dhe njerëzit e tjerë thonë nuk është e drejtë”.
“Deklarata e tij ishte e pavend, por unë nuk dua të them më shumë. Unë dua t’i jap fund këtij debati kontrovers”.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...