Solskajeri ka siguruar një barazim mjaftë dramatik në Old Trafford mbrëmjen e sotme (e martë).
Manchester United në formë befasuese ka barazuar me rezultat 2 me 2 në ndeshjen si nikoqir të zhvilluar kundër Burnleyt në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” kanë bërë një rikthim sensacional në këtë takim duke siguruar një pikë me anë të golave nga Paul Pogba dhe në fund golit dramatik nga Victor Lindelof.
Djelmoshat nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solsjaeri ishin në disavantazh prej dy golave deri në minutën e 87′, kur mesfushori francez Paul Pogba ngushtoi avantazhin për 2 me 1 me goditjen nga penaltia para se Victor Lindelof të shënonte për 2 me 2 nga afërsia pas një rrëmuje të krijuar.
Kështu, Manchester United i shpëtoi disfatës së parë nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez pas tetë fitoreve radhazi të regjistruara brenda të gjitha kompeticioneve.
Ata vazhdojnë qëndrimin në pozitën e gjashtë në tabelë me 45 pikë, dy më pak se Chelsea në pozitën e katërt dhe Arsenali në pozitën e pestë, ndërsa Burnley qëndron në pozitën e 15-të me vetëm 23 pikë./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...