Zvicra e ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve.
“Helvetikët” u mposhtën 2:0 nga Serbia në ndeshjen e zhvilluar në Leskovc.
Serbia e priti në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaqërisht Granit Xhakën.
Qysh në nxemje, Xhaka filloi të vërshëllehej nga tifozët serbë, teksa sa herë merr topin ai, nuk ndalen vërshëllimat.
Himni i Zvicrës u vërshëllye po ashtu nga tifozët serbë.
Vazhdimisht, tifozët po bëjnë thirrje: “Kosova është Serbi” dhe “Kosova, zemra e Serbisë”.
Po ashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb në të dhe me mbishkrimin: Nuk ka dorëzim
Elvedi shënoi autogol në fundin e pjesës së parë për epërsinë e vendasve.
E Mitrovic në minutën e 61-të shënoi për epilogun e këtij takimi.
Granit Xhaka luajti tërë ndeshjen, teksa pati edhe dy goditje të mira nga distanca, por që nuk përfunduan në portë.
Breel Embolo dështoi të shënonte nga penalltia në minutën e 72-të, gol i cili mund të rihapte sfidën.
Andi Zeqiri luajti për 20 minuta po ashtu në këtë takim.
Kësisoj, Zvicra mbetet e fundit në grupin 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve pa pikë të fituara në tri ndeshje.
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...
Së paku 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit ...