Punimet në stadiumin “Arena Kombëtare” vijojnë me ritme të larta.
Nga dita në ditë, në shtëpinë e re të ekipit Kombëtar, po avacojnë punimet në të gjithë sektorët.
Nga pamjet e publikuara nga FSHF, në kanalin youtube, shihet qartë se stadiumi i ri ka nisur të duket gjithnjë e më shumë si një arenë futbolli.
Skeleti i mbulesës së stadiumit është pothuajse drejtë përfundimit, ndërsa në të gjithë hapsirën ku do të montohen ulëset janë vendosur platformat e betonit.
Punimet po kryhen edhe në tribunën VIP, pjesë e së cilës do të jetë dhe tribuna e medias apo dhe sektorët ku janë parashikuar të ndërtohen bare dhe restorante, që do të përdoren gjatë ndeshjeve por jo vetëm. Ndërkaq ende nuk ka nisur puna me fushën, e cila për momentin shërben si platforëm montimi për skeletet metalike si dhe hapësira nga ku vinçat kryejnë montimin e tyre në tribunat e stadiumit.
Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit janë shperhur më herët se deri në fund të këtij viti do të ketë përfunduar pjesa kryesore e punimeve, ndërsa inaugurimi i stadiumit do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
“Arena Kombëtare” po ndërtohet me PPP (Partneritet Publik Privat), ku pjesa kryesore e investimit bëhet nga investitori privat, që merr si shpërblim truallin brenda sipërfaqes së stadiumit, ku është duke u ndërtuar një kullë.
Përfundimi i këtij impianti do të bëj që Shqipëria të ketë tre stadiume të rinj dhe me kushte për të pritur ndeshje të nivelit të lartë, “Elbasan Arena” “Loro Boriçi” dhe “Arena Kombëtare”.
https://youtu.be/nPxnbOSyO80
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...