Pasi nuk arritën të nënshkruajnë me Leny Yoron, Real Madridi ka vendosur që të mos e transferoj një qendërmbrojtës të ri, përkundër largimeve të Nacho Fernandez dhe Rafa Marin.
Siç qëndrojnë gjërat, ata do të kenë vetëm katër opsione në këtë pozitë: Antonio Rudiger, Eder Militao, David Alaba dhe Jesus Vallejo.
Sidoqoftë, vetëm tre prej tyre do të jenë të gatshëm para fillimit të sezonit të ri. Alaba po rikuperohet ende nga lëndimi i ACL-së që pësoi dhjetorin e kaluar.
Austriaku ishte menduar se do të rikthehej në muajin tetor, por kjo nuk ka ndodhur dhe ka tejkaluar parashikimet e drejtuesve të klubit.
Siç ka raportuar Relevo, rikuperimi i Alabas po shkon më ngadalë sesa që pritej. Zyrtarët e klubit nuk besojnë se ai do të rikthehet në tetor, dhe tani kanë vendosur që të mos caktojnë një datë për rikthimin e tij.
Kjo do të thotë se Rudiger, Militao dhe Vallejo do të ndajnë minutat në qendër të mbrojtjes për një kohë më të gjatë, me Aurelien Tchouamenin që është gjithashtu një opsion në rast nevoje.
Ndonëse në një situatë të tillë, megjithatë qëndrimi i Real Madridit nuk ka ndryshuar dhe ata tashmë kanë vendosur kundër transferimit të një mbrojtësi të ri.
Rikthimi i Mario Gilas në ekip nga Lazio ishte një opsion që është konsideruar, megjithëse klubi madrilen e ka përjashtuar edhe atë./Telegrafi/
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...