Thomas Meunier nuk do të niset për në Gjermani së bashku me grupin e lojtarëve të Belgjikës për shkak të një problemi muskulor që ka pësuar në miqësoren e fundit të kombëtares së tij ndaj Luksemburgut.
Mbrojtësi do të kryejë disa kontrolle të reja, për të kuptuar nëse do të jetë në gjendje të jetë gati për ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian.
Meunier me shumë gjasë do të humbasë ndeshjen e parë ndaj Sllovakisë.
Por edhe pas lëndimit ai është konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës që në Euro 2024, ashtu si mbrojtësit e tjerë që nuk janë në gjendje më të mirë se ai, siç janë Jan Vertonghen dhe Arthur Theate.
Kujtojmë se trajneri i Belgjikës, Tedesco zgjodhi të ftonte vetëm 25 lojtarë dhe jo 26, pavarësisht problemeve fizike të disa lojtarëve dhe lëndimit të Meunier./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...