Krahas punëve në përfundim e sipër në stadiumin ”Fadil Vokrri” po vazhdojnë edhe përgatitjet për ndeshjen testuese të 28 korrikut, që do të zhvillohet ndërmjet veteranëve të KF ”Flamurtarit” nga Vlora, veteranëve të FC ”Prishtina” dhe një ekip i përbërë nga politika dhe estrada.
Tashmë dihen pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe të klubit Prishtina sikur edhe njerëzit nga politika dhe disa emra nga estrada.
Edhe në opinion po mbretëron një interesim i madh për faktin që tash e dy vite stadiumi i qytetit ka qenë në rinovim dhe tashmë ky stadium do të mbajë emrin e legjendës së futbollit dhe ish presidentit të FFK-së “Fadil Vokrri”.
Prandaj shumë e natyrshme që njerëzit duan të jenë të pranishëm për ta parë dhe shijuar këtë ndryshim rrënjësor aq më parë që ndeshja do të zhvillohet prej orës 20.00 nën dritat e reflektorëve që i japin hijeshi shtesë stadiumit buzë Arbërisë.
Ndaj FFK-ja u bënë thirrje të gjithë adhuruesve që të jenë në numër sa më të madh e hyrja është falas dhe tash stadiumi ofron komoditet të madh. Po ashtu numri i madh i shikuesve, do të jetë edhe një nga testet që do të ketë ky stadium nga Inspektorët e UEFA-s e të cilët do të japin licencën për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve që fillojnë në shtator.
Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur edhe për media ku do të kenë rastin të shohin disa nga yjet e futbollit të viteve të 80 e 90-ta nga Shqipëria dhe Kosova.
Skuadrat pjesëmarrëse
KF ”Flamurtari” Vlorë
FC “Prishtina”
Shtabi teknik
Ekip i Politikës dhe Estradës
Politika
Estrada
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...