Drita nesër do të zhvilloj ndeshjen e radhës në Conference League.
Skuadra nga Gjilani do të përballet me Viktoria Plzen, në kuadër të ndeshjes kthyese të rrethit të dytë të kualifikimeve.
Një ditë para ndeshjes konferencë për media ka mbajtur trajneri, Akis Vavalis.
Ai tha se nesër Viktoria Plzen do të jetë favorit, por ekipi i tij do ta ketë përparësi mbështetjen e madhe të tifozëve.
“Nesër do ballafaqohemi me Viktoria Plzen dhe përsëri do jetë lojë e vështirë. Pres që ndeshja e dytë të jetë edhe më e vështirë se ndeshja e parë në Çeki. Ne në ndeshjen e parë kishim rezultat të mirë, por kjo nuk thotë asgjë pasi kemi edhe 90 minuta shumë të vështirë. Pres të njëjtin angazhim nesër. Ekipi i Viktoria Plzen është favorit, ne do kemi një përparësi sa i përket fushës dhe mbështetjen e madhe të tifozëve që do jenë në numër të madh”, u shpreh trajneri grek.
Ndeshja e parë përfundoi në një barazim pa gola./Arbresh.info/
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...