Drita nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Lirin.
Pas takimit ka folur trajneri i skuadrës nga Gjilani, Akis Vavalis, i cili e konsideroi skuadrën e tij të “pa fat”.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen por më pas krijuam shanse, luajtëm mes linjave, shënuam gola por u anuluan për pozitë jashtë loje. Krijuam edhe raste tjera më pas. Në pjesën e dytë edhe pse nuk patëm shumë nga loja si në pjesën e parë, e kontrolluam atë. Nuk e lejuam Lirinë të krijojë më shumë se një shans. Ishim të pafat. Por duhet të punojmë sepse ky është futbolli. Duhej t’i finalizonim rastet që i kishim”, ka thënë ai.
Takimi i mbajtur në Prizren përfundoi pa gola 0:0, shkruan Arbresh.info./Arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut