Google ADS

Vashat e Mitrovicës fitojnë edhe ndeshjen e dytë në Ligë të Kampionëve

19:48 | 10 Gusht 2019
Arbresh Info

Vashat e Mitrovicës kanë shijuar pasditen e sotme (e shtunë) edhe fitoren e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Pas triumfit në takimin e parë të kualifikimeve kundër Ol Cluj W me rezultat 1 me 2, skuadra e femrave të Mitrovicës ka mposhtur edhe rivalin e sotëm bullgar NSA Sofia, shkruan portali arbresh.info.

Me anë të golave nga Liridona Syla dhe Ambra Gjegjit, Mitrovica doli fituese nga stadiumi “Gradski” në Niksic me rezultat 0 me 2.

Klubi jonë qëndron tani në pozitën e parë në tabelën e Grupit 2 me gjashtë pikë.

Breznica është në vendin e dytë me katër pikë e ndjekur nga NSA Sofia me një pikë dhe Ol Cluj me asnjë pikë pas dy humbjeve.

Breznica do të jetë rivali i ardhshëm i Mitrovicës dhe tani do të zhvillohet tri ditë më vonë në Kosovë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme