Në Rumani po mbahet turneu i YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat. Femrat kanë shënuar fitore ndaj Maqedonisë Veriore, ndërsa meshkujt pësuan.
Vashat e Kosovës kanë triumfuar bindshëm, me rezultat 22:63, që ishte fitorja e parë, pas humbjes nga Rumania dhe Bullgaria, përcjell arbresh.info.
Dardanet kanë qenë më të mira nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Te Kosova u dalluan Malvina Haziri me 14 pikë e gjashtë kërcime, Tia Tuhina me 11 pikë e gjashtë kërcime, Klesta Shatri me 12 pikë dhe Yllka Morina me dhjetë pikë.
Ndërkohë, meshkujt pësuan me rezultat 77:68. Kjo ishte humbja e dytë, pas asaj nga Rumania, ndërsa kanë një fitore ndaj Bullgarisë. Te Kosova u dalluan Edin Bacevac me 11 pikë e dhjetë kërcime dhe Ervin Mullaliu me 18 pikë e tetë kërcime.
Të martën, Kosova do të ketë ndeshjet e fundit, ku do të përballet me Turqinë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza