Në stadiumin “Fadil Vokrri” Dardanet e kanë zhvilluar ndeshjen e fundit për këtë vit në kuadër të Grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.
Kosova u përball me Shqipërinë, nga e cila pësoi humbje, me rezultat 3:1. Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti.
Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të.
E në mintutat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim.
Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.
Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të nga Qëndresa Krasniqi, e cila shënoi me gjuajtje nga distanca.
Kësisoj, Kosova e mbylli këtë vit me humbje, teksa aktualisht renditet e pesta me 4 pikë në kuadër të Grupit F. Ndeshjet e radhës Dardanet i zhvillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm. /arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet