Google ADS

Vardy, Costa dhe Deeney në listën e Everton

13:42 | 27 Gusht 2017
Arbresh.info

Everton është duke përgatitur një ofertë befasuese për të prishur planet e Chelsea, për transferimin e sulmuesit të Leicester, Jamie Vardy.

Menaxheri i Everton, Ronald Koeman ka bërë të ditur se përkundër shpenzimeve të mëdha këtë verë, ata synojnë edhe transferimin e një sulmuesi tjetër, dhe sipas mediave angleze ata janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë funta për sulmuesin anglez.

Ekipi nga ‘Goodison Park’, ka shprehur interesim edhe për transferimin e sulmuesit të Chelsea, Diego Costa, me spanjollin që ka bërë të ditur se dëshiron transferimin në Atletico Madrid.

Megjithatë, Everton pritet të bëjnë ofertën e tyre këtë javë, e që mund të jetë vetëm në formë të huazimit.

Në rast të dështimit të transferimit të Vardy apo Costa, ‘Blutë’ nga Liverpool, do të hedhen në sulm për sulmuesin e Watford, Troy Deeney, i cili mund të largohet pas ardhjes së Andre Gray nga Burnley./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme