Ekipi i klubit të hendbollit nga Maqedonia, Vardar është kampion evropian, pasi që mbrëmë në Këln në Gjermani në finalen e Ligës së Kampionëve në hendboll, fitoi ndaj klubit francez Paris Saint-Germain me rezultatin 24:23.
Golin e fitores në ndeshjen finale në sekondën e fundit e shënoi Ivan Çupiq, me çka Maqedonia pas 15 vitesh sërish ka një kampion evropian në hendboll në konkurrencën për meshkuj.
Hendboll me mbrojtje të fuqishme demonstruan të dyja ekipet në pjesën e parë në të cilën hendbollistët e Vardarit ishin në epërsi, por në pushim shkuan me një gol epërsi për ekipin francez.
Timur Dibirov me 7 gola ishte më efikas në klubin nga Maqedonia ndërsa Cindriq dhe Borozan shënuan nga 3 gola aq sa shënoi edhe Çupiq në mesin e të cilëve edhe golin e fitores.
Tek ekipi francez PSG më efikas ishte Nikolla Karabatiç me 5 gola.Rikujtojmë se në ndeshjen për vendin e tretë Vesprem fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 34:30.
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...