Google ADS

Varane vazhdon qëndrimin në Madrid

19:36 | 21 Maj 2019
Arbresh Info

Zinedine Zidane është i bindur se mbrojtësi Raphael Varane do të qëndrojë në Real Madrid.

Siç raporton së fundmi L’Equipe, trajneri i Real Madridit është i bindur që bashkëkombësi i tij do të vazhdojë qëndrimin te ‘Los Blancos’, transmeton portali arbresh.info.

Varane është menduar se nuk është i lumtur me rolin e tij në Madrid dhe është parë nga shumë të tjerë si një anëtar i vogël i partneritetit në qendërmbrojtje me Sergio Ramosin.

Tani, ai pritet të njoftojë rreth dëshirës së tij për të vazhduar duke konfirmuar të ardhmen në Bernabeu.

Varane ka kontratë ‘Los Blancos’ deri në vitin 2022./arbresh.info/

Të ngjashme