Google ADS

Varane: Unë e bëj Ramosin më të mirë dhe anasjelltas

16:12 | 2 Nëntor 2020
L G

Raphael Varane beson se ai dhe Sergio Ramos i ndihmojnë njëri-tjetrit dhe e bëjnë njëri-tjetrin më të kompletuar në fushë për Real Madridin.

Qendërmbrojtësi francez Raphael Varane ka folur në konference për shtyp para takimit kundër skuadrës italiane, Inter, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Shpesh herë për performanca të mirë të skuadrës së Real Madridit, meritat i ka marrë qendërmbrojtësi Sergio Ramos, i pyetur për këtë fakt në konferencën për shtyp, raporton Gazeta Express.

“Është e vërtet që nuk kem qenë të mirë pa Sergio në Ligën e Kampionëve. Por kjo gjë na bën që të kujdesemi të gjithë ne”, tha Varane.

“Unë mund ta bëj atë më të mirë dhe ai mua më të mirë. Por mbrojtja është gjë kolektive”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme