Mbrojtësi i Real Madrid-it, Raphael Varane është i bindur që mund të përmbysin rezultatin ndaj Manchester City-t në muajin e ardhshëm.
Skuadra e Zinedine Zidane humbi ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1 – 2, ndërsa në “Etihad” do zhvillojnë ndeshjen kthyese, transmeton portali arbresh.info.
Francezi beson se mund të përmbysin rezultatin dhe do ‘luftojnë’ deri në fund për ta arritur.
“Jemi të sigurt në momentin. Ky është Real Madrid dhe gjithçka mund të ndodh herë”.
“E dimë që do jetë vështirë, por kemi përgjegjësi për klubin dhe tifozët të bëjmë gjithçka që të fitojmë”.
“Nuk mund ta di rezultatin, por do luftojmë deri në fund”, deklaroi ai.
“Los Blancos” janë në formë të frikshme këtë sezon ngase janë të pamposhtur në 11 ndeshje ndërsa fituan titullin e La Liga-s.
Gjiganti spanjoll ka tri javë për t’u përgatitur për ndeshjen, në krahasim me skuadrën e Pep Guardiolës që ka vetëm dy javë./arbresh.info.
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Baerbock: Vendimi i SHBA-së për armë me rreze të gjatë për U...
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...