Varane mungon në El Clasico pas lëndimit në pulpë

18:07 | 3 Maj 2018
Arbresh Info

Një krizë duket se ka goditur Real Madridin pasi Raphael Varane u detyrua të largohet nga stërvitja me skuadrën sot (e enjte) për shkak të një lëndimi që pritet ta mbajë edhe jashtë El Clasicos.

Problemi në pulpë të këmbës ka vazhduar që nga përballja në Ligë të Kampionëve kundër Bayern Munichut ku francezi punoi i vetëm para ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri Zinedine Zidane preferon të mos rrezikoj lojtarët e tij deri në momentin kur nuk ka zgjedhje tjetër.

Por, Isco është një tjetër lojtar në dyshim për ndeshjen në udhëtim të së dielës për shkak se lojtari është stërvitur gjithashtu i vetëm larg nga skuadra për shkak të lëndimit në krah.

Problem te ‘Los Blancos’ është edhe Dani Carvajal që konsiderohet plotësisht si jo në dispozicion për El Clasicon që zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme