Varane: Kemi ndeshje të vështira në javët e ardhshme, por do t’ia dalim

19:10 | 8 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mbrojtësi i Real Madrid, Raphael Varane ka pranuar se do të kenë ndeshje të vështira në javët e ardhshme.

Francezi në ndeshjen e kaluar shënoi golin e parë këtë sezon në fitoren ndaj Espanyol, transmeton portali arbresh.info.

“Los Blancos” do të luajnë katër ndeshje para krishtlindjeve, ndërsa francezi beson që mund t’i fitojnë të gjitha.

“Kemi disa ndeshje të vështira para krishtlindjeve. Jemi të përgatitur dhe do të jemi me besim të plotë. Do të vazhdojmë në këtë nivel dhe në fund të sezonit do kemi rezultate të mira”

Ndeshja e radhës për 13 herë kampionin e Evropës është kundër Club Brugge në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e fundit para krishtlindjeve është kundër Barcelonës në “Camp Nou”.

Për momentin Reali është në vendin e dytë në tabelë me pikë të barabarta me rivalin Barcelona./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme