Google ADS

Varane: Kam bërë gjithçka që mundem për të fituar Topin e Artë

17:21 | 6 Nëntor 2018
Arbresh Info

Pasi ka fituar tashmë Ligën e Kampionëve dhe Kampionatin Botëror, Raphael Varane është njëri nga kandidatët për të fituar Topin e Artë në vitin 2018.

Qendërmbrojtësi i Real Madridit nuk mendon se këtu ekziston diçka më shumë që mund të kishte bërë dhe tani pret për të parë nëse do të fitojë çmimin e madh apo jo, transmeton portali arbresh.info.

“Ka qenë një vit i artë”, ka thënë ai në një intervistë për ‘France Football’. “Pjesa autentike është ajo që ndodhë në fushë”

“Nëse unë vendosi vetën në këpucët e atyre që votojnë atëherë nuk më duket lehtë”

“Këtu janë shumë lojtarë të jashtëzakonshëm që kanë pasur një sezon të shkëlqyer”

“Kam bërë gjithçka që kam mundur”

“Tashmë janë i kënaqur që njerëzit flasin për mua dhe e njohin punën, lojtarin dhe personin”

Raphael Varane është në garë me disa nga bashkëlojtarët e tij në klub dhe në kombëtare, por nuk beson se çmimi do të shkaktoj ndonjë konflikt.

“Favoritët, nëse janë francezë apo jo, ata janë shokë të mi”, ka thënë ai. “Nuk do të ketë problem mes nesh”

“Nëse ndonjë tjetër lojtar francez e fiton këtë atëherë ne do të jemi të lumtur kushdo që e fiton”

Fituesi do të prezantohet më 3 dhjetor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme