Mbrojtësi Raphael Varane i ka dërguar mesazh mesfushorit Paul Pogba, pasi kompletoi kalimin te Manchester United.
Francezi ishte i shkëlqyer ndaj Leeds duke asistuar katër herë, derisa Varane në atë ndeshje u prezantua para tifozëve.
Varane do luajë me Pogban në “Old Trafford” dhe është i emocionuar që të nis sa më parë.
“Jam shumë i lumtur. E njoh që një kohë të gjatë, kemi nisur bashkë te Franca dhe është lojtar i mirë”.
“Mendoj që ka ambicie si të miat, jemi gati të punojmë fortë dhe të bëjmë gjithçka për të fituar trofetë”.
“Mendoj se Paul është shumë pozitiv dhe ka energji të mira, i motivon lojtarët në dhomën e zhveshjes dhe në fushë”.
“Jemi të ndryshëm, por është e rëndësishme që tipa të ndryshëm të udhëheqin me karakter”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Pogba ende nuk ka rinovuar, derisa thuhet se PSG është duke provuar ta bind të refuzojë rinovimin dhe të nënshkruajë vitin tjetër si agjent i lirë./Lajmi.net/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...