Real Madridi do të jetë në mungesë të mbrojtësit qendror Raphael Varane në javët e ardhshme.
Klubi nuk ka zbuluar se sa gjatë do të qëndrojë Varane jashtë fushës, por ka konfirmuar se është lënduar në kofshë të këmbës së majtë, transmeton portali arbresh.info.
“Pas testimeve të kryera sot te Raphael Varane në spitalin ‘Sanitas La Moraleja University’, ai është diagnostikuar me një tendosje të shkallës së dytë në kofshën e këmbës së majtë”, shkruan klubi në një deklaratë. “Koha e shërimit mbetet për tu vlerësuar”
Pra, Real Madridi dhe Zinedine Zidane do të jenë pa njërin nga lojtarët kyç të skuadrës pas lëndimit në ndeshjen ndaj Valencias në “Mestalla” të mërkurën.
Raportet e mëparshme pretenduan se francezi do të jetë jashtë fushës për tri deri në pesë javë. Kjo do të thotë që ai mund të humbas ndeshjen kthyese në Ligë të Kampionëve kundër Napolit më 7 mars.
Megjithatë, Varane mund të rikthehet për derbin në Madrid, megjithëse mund të jetë jashtë fushe edhe për ndeshjet e tjera në ligë kundër Las Palmas, Eibar, Betis dhe Athleticos./arbresh.info
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...
Ronaldo beson se Reali do ta fitojë Championsin: Kush vë bas...
Jude Bellingham tregoi aftësitë e tij në gjuhën spanjolle në...
Morena Taraku luan në serialin e famshëm turk, këndon shqip