Gjysmëfinalja e Ligës së Kombeve në mes të Maqedonisë së Veriut-Kosovë që do të luhet më 8 nëntor në stadiumin “Todor Proeski” shënon edhe përdorimin e VAR në këtë stadium.
Në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë për kualifikim në Euro 2020, pritet që arbitrat e ndeshjes të asistohen nga teknologjia e VAR.
Për ta përdorur sistemin VAR fillimisht do të bëhen disa teste se a mund të përdoret teknologjia. Aprovimi i sistemit VAR pritet të konfirmohet nga FIFA dhe lohet me rregullat në një ndeshje futbolli, shkruan Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Fillimisht në “Todor Proeski” do të testohet përdorimi i VARit një ditë para ndeshjes me Kosovës e cila do të përcillet nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut – përgjegjëse për sistemin VAR në ndeshjen Maqedoni-Kosovë dhe kompania reprezentative, Hawkeye, të cilën e ka zgjedhur UEFA si kompani zyrtare për të implementuar sistemin VAR në garat e organizuar nga UEFA.
Një ditë para ndeshjes do të përdoret testi i sinkronizuar (pajisjet e stadiumit me mjetet e VAR) dhe në fund edhe një test do të bëhet dy orë para se të fillojë ndeshje.
Nëse ka probleme teknike në implementim të sistemit VAR gjatë ndeshjes, ai nuk do të përdoret dhe arbitrat nuk do të asistohen nga ai. /GazetaExpress/
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...