VAR-i i jep penalti, Aguero dështon para Hugo Lloris

21:26 | 9 Prill 2019
Arbresh Info

Manchester City ka siguruar një goditje nga pika e bardhë në ndeshjen e sotme (e martë) kundër Tottenhamit.

Kampioni në fuqi i Premierë Ligës fitoi një goditje nga pika e bardhë falë teknologjisë VAR që me shqyrtimin e një rasti në minutën e 12′, gjyqtari i dha goditje nga penaltia skuadrës mysafire, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero vendosi për të ekzekutuar goditjen, por portieri Hugo Lloris e kuptoi mjaftë mirë yllin.

Lloris shpëtoi nga disavantazhi skuadrën e tij duke ndalur me sukses goditjen e Agueros.

Në videon më poshtë ose duke klikuar këtu mund të shikoni momentin kur Danny Rose preku topin me dorë./arbresh.info/


 

Pritja nga Lloris 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme