Një gol në shtesë i hoqi tre pikët nga duart Liverpoolit të Jurgen Klopp në transfertën ndaj Brighton, sfidë e vlefshme për raundin e 10-të të Premier League.
Përfundoi 1-1 sfida e Amex Stadium në Brighton, ndeshje të cilën The Reds e luajtën edhe me një tjetër mungesë të madhe në mbrojtje atë të Joel Matip. Dueli nisi në malore për Liverpoolin pasi pas 20 minutash lojë Brighton fitoi një 11-metërsh të cilin e shpërdoroi Maupay. Në të 34-ën Salah iu anullua një gol për pozicion jashtë lojë. Megjithatë kampionët e Anglisë e gjetën avantazhin në fillimin e pjesës së dytë me njeriun e momentit portugezin Diogo Jota. U duk sikur fitorja e miqëve u vulos në minutën e 84-t me golin e Mane por me ndërhyrjen e VAR edhe ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.
Për të ardhur në shtesën prej 5 minutash kur sapo kishte nisur ajo, ndërhyri sërish VAR për të akorduar një faull të Robertson brenda zone me gjyqtarin kryesor që pasi pa pamjet akordoi një tjetër penallti në favor të Brighton që këtë herë e kthehu në gol gjermani Gross i cili në të 93-ën nuk gaboi përballë Allison duke i dhënë një pikë skuadrës së tij./Supersport.al/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...