“Gruaja ime, Arsenali, u lodhën prej meje”, ka thënë Van Persie derisa ka thënë se Gunners asnjëherë nuk i ofruan kontratë të re dhe për këtë ai u largua për në Manchester United
Ish sulmuesi ka bërë këto deklarata kontradiktore pasi që me në fund ka folur hapur për kalimin e tij në Manchester United më 2012.
Ish sulmuesi i Manchester United, Robin van Persie, ka elaboruar për transferin e tij kontrovers nga Arsenali më 2012, duke theksuar se largimi nga Emirates bëri që ai të ndahet edhe nga gruaja e tij.
“Mund ta krahasoni të qenit tim në Arsenal sa isha i martuar”, tha ish sulmuesi i Feyenoord. “Unë dhe gruaja e ime –Arsenali-ishim të martuar për tetë vite”.
“Pas tetë viteve, gruaja ime, u lodh nga unë. Këto janë fakte”.
“Nëse Arsenali nuk ju ofron një marrëveshje të re…ju mund të shikoni në gjëra të tjera por fakti është se Arsenali kurrë nuk me ofroj një marrëveshje të re”.
“Pastaj shikova rreth. Isha ambicioz. Ende dëshiroja ta fitoja ligën. Kjo është jeta. Përfundova duke i pas përpara tre opsione. Opsioni i parë të luajë jashtë e largova nga tavolina. Pastaj ishin City apo Manchester United”.
Në fund holandezi zgjodhi Manchester United.
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...
Assesi t’i buzëqesh fati Brojës, pëson dëmton të rëndë...
Blerim Gjoci për zjarret në Kaliforni: Na erdhi urdhri për e...
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...