Van Persie ia siguron Feyenoordit kupën e 13-të të Holandës

21:56 | 22 Prill 2018
Arbresh Info

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin van Persie shënoi në finalen e Feyenoordit ndaj AZ Alkmaar që përfundoi me rezultat 3 me 0 duke i siguruar atyre Kupën e Holandës për të 13-tën herë.

34-vjeçari dyfishoi rezultatin në 2 me 0 me një goditja nga një kënd i ngushtë pasi reprezentuesi danez Nicolai Jorgensen realizoi golin e epërsisë, transmeton portali arbresh.info.

Jens Toornstra shënoi golin e tretë të ndeshjes që u ndërpre nga fishekzjarrët e hedhura nga tifozët e skuadrës rivale. Fishekzjarrët ishin hedhur në fushë gjithashtu edhe në ndeshjen e së dielës në Rotterdam.Ky është trofeu i parë për Van Persien në Holandë. Ai është duke shijuar sezonin e dytë te Feyenoordi, ku edhe nisi karrierën e tij si futbollist profesional.

Ai i ndihmoi Arsenalit ta fitoj Kupën FA në vitin 2005 dhe fitoi Premierë Ligën me Manchester United në vitin 2012-13.

Van Persie u rikthye te Feyenoordi në janar pas largimit falas nga skuadra turke Fenerbahce./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme