Ish-ylli i Manchester United, Robin van Persie ka zbuluar si trajneri, Sir Alex Ferguson theu premtimin që i kishte bërë.
Holandezi u transferua nga Arsenal te “Djajtë e Kuq” në verën e vitit 2012 dhe shënoi 26 gola, ndërsa United fitoi titullin për të 20-tën herë, transmeton portali arbresh.info.
Van Persie njihet si legjendë e klubit, mirëpo është penduar se nuk ka mundur të luaj më shumë nën urdhrat e Ferguson.
“Para se të nënshkruaja e pyeta, Sa do qëndrosh? Me tha se ka plan të qëndrojë edhe për se paku tri vite”.
“Për mua ishte zhgënjim i madh sepse nënshkrova me United vetëm për të”, deklaroi ai për SoFoot.
United tashmë kanë filluar të gjejnë formën e duhur dhe janë duke ‘luftuar’ për pozitën e katër në tabelë./arbresh.info.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...