Ruud Van Nistelrooy dëshiron ta bëjë yllin e Manchester United si blerjen e tij të parë tek Leicester City.
Van Nistelrooy u emërua si trajner i Leicesterit pas aventurës së tij si trajner i përkohshëm tek Manchester United pas shkarkimit të Erik Ten Hag.
Ai pati një fillim të ëndrrave me ekipin e tij të ri, pasi ‘Dhelprat’ mposhtën me rezultat 3-1 West Hamin.
Përkundër kësaj fitore të madhe, Leicesteri ende e gjen veten në një pozicion tejet delikat në tabelën e Ligës Premier. Kjo për shkak se klubi anglez momentalisht gjendet në pozitën e 16-të me vetëm 13 pikë të grumbulluara.
Sipas mediumit anglez The Sun, 48-vjeçari po planifikon që të përdorë kontaktet e tij tek Manchester United për të nënshkruar me Toby Collyer.
Sulmuesi legjendar pritet që t’i bëjë një ofertë në formë huazimi ish-klubit të tij për të siguruar shërbimet e mesfushorit të talentuar.
Ai beson se Collyer mund të jetë një aset tejet i rëndësishëm në betejën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez.
Van Nistelrooy është në dijeni të aftësive të Collyer pasi ka punuar me të për së afërmi gjatë kohës sa ishte asistent i Ten Hag./Telegrafi/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare