Aventura e tretë e Louis Van Gaal në stolin e Holandës nisi me një barazim 1-1 në transfertën e Ulevall Stadion ndaj Norvegjisë. Një paraqitje jo shumë e mirë e portokallinjëve në një sfidë të cilën Holanda edhe mund ta kishte humbur. Kritikat nuk munguan pas ndeshjes por Van Gaal nuk i pranoi ato duke shpejguar edhe arsyet e lojës jo të mirë që zhvilloi Holanda ndaj Norvegjisë.
“Ndonjëri këtu në vendin tonë mendon se ky grup futbollistësh që ne kemi është më i forti në botë, por mendoj se gabohet. Sigurisht që kemi elementë, por ndërkohë unë mendoj se në vitet e fundit janë bërë shumë eksperimente taktike, duke harruar filozofinë e futbollit tonë. Riktheva skemën 4-3-3 në mënyrë që të nisin të mësojmë të sulmojmë, ndonëse në disa momente u duk sikur u tërhoqëm shumë. Dhe pikërisht ky është problemi, në kokën e lojtarëve janë ende disa ide të gabuara, por unë ju garantoj se nuk luajtëm dhe nuk do të luajmë për të mos humbur” theksoi Van Gaal.
Pas 4 ndeshjeve të para në grupin G, Holanda pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, një më pak se Turqia kryesuese, por duhet theksuar që ky është një nga grupet më interesante të kësaj fushate eliminatore pasi 4 skuadrat e para ndahen nga vetëm një pikë në renditje./SS/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes