Van Gaal: Dua t’i hakmerrem Manchester United

19:28 | 18 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Louis van Gaal është ende i hidhëruar me ish-skuadrën e tij, Manchester United, dhe do të mirëpriste mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Djajve të Kuq.

Trajneri holandez me përvojë të madhe u kthye në garën e trofeve në vitin 2016, kur pa klubin e madhe anglez duke fituar Kupën FA.

Megjithatë, ai u shkarkua nga posti i tij një vit para përfundimit të kontratës së tij, pasi Jose Mourinhos iu dorëzua frenat e skuadrës nga Old Trafford.

Van Gaal këmbëngul se tani nuk ka ndërmend të kthehet në menaxhimin e ndonjë klubi, por 66-vjeçari do të “bëjë përjashtim” në qoftë se i jepet mundësia për hakmarrje të saktë ndaj Unitedit në një post të lartë në Ligën Premier.

Sipas mediumit britanik Daily Mirror, këto fjalë i ka thënë vet trajneri holandez në qytetarin Roterdam të dielën mbrëma.

Van Gaal fitoi Kupën FA me Unitedin ndaj Crystal Palacet në Wembley më 21 maj 2016.

“Unë me shumë mundësi nuk do ta menaxhoj më asnjë klub”, ka thënë fillimisht Van Gaal.

“Do të bëja një përjashtim – nëse do të vijë një klub i madh anglez për mua, atëherë do ta bëja atë”.

“Sepse atëherë unë mund të fitoj mundësinë për tu hakmarrë ndaj Manchester Unitedit”, përfundoi holandezi.

Ndryshe, Van Gaal ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje në Everton, pasi vendi i Ronald Koemanit u lirua, pasi u largua nga detyrat e tij. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme