Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka formuar formacionin me pesë lojtarë të ëndrrave në Premierë Ligë, pa përfshirë bashkëlojtarët.
Holandezi ishte pyetur për të bërë formacionin me lojtarët më të mirë në Premierë Ligë dhe një gjë të tillë e ka bërë duke zgjedhur tre lojtarë të rivalit, Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Formacioni është ndërtuar nga Ederson, Aymeric Laporte, Heung-Min Son, Pierre-Emerick Aubameyang, Kevin de Bruyne.
Van Dijk para Sergio Aguero-s e vendosi yllin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, për të cilin tha se statistikat flasin vet.
“Duke u bazuar çfarë ka bërë gjatë sezonit. Mund ta vendosi Aguero-n, por mendoj se është sulmuesi i mirë dhe statistikat tregojnë çfarë ka bërë”, tha Van Dijk për Aubameyang.
Ndërsa, holandezi për De Bruyne tha se është lojtar i shkëlqyer dhe ka respekt të madh për të.
“Mendoj se Kevin është djalë i mirë para se gjithave. I sheh gjërat ndryshe dhe kam respekt. Është lojtar fantastik”.
Kurse për yllin e Tottenham, tha se është i shpejtë dhe mjaftë i fortë, andaj kjo i shkakton probleme të mëdha çdo mbrojtësi.
“Është i shpejtë, është i fortë, bëhet ferri për një mbrojtës. Pastaj përfundimi, këmba e djathtë, e majtë është i pandalshëm, pra mendoj se do e zgjidhja”.
Van Dijk mbrojtjen ia ka besuar Laporte-s, për të cilin tha se është mbrojtës shumë i mirë, andaj e ka zgjedhur.
“Ka treguar sa i rëndësishëm është për skuadrën dhe mendoj se është i shquar. Mendoj se është shumë, shumë mbrojtës i mirë, pra kjo është arsyeja pse e zgjodha”.
Ndërsa në portë e vendosi Ederson, për të cilin beson se është më i mirë në krahasim me portierët e tjerë në Premierë Ligë, por mbetet mbrapa Alisson Becker.
“Mendoj se këtë sezon kanë qenë portier më shumë se çfarë kemi parë, por mendoj se Ederson është më i mirë se të tjerët. Numri një mbetet Alisson, kjo është ndjenja ime”./arbresh.info.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...