Liverpooli ka vazhduar tutje në FA Cup dhe kjo falë golit të vonshëm të shënuar nga transferimi rekord, Virgil Van Dijk.
Shtatgjati holandez, Virgil Van Dijk, realizoi gol me kokë pas një rivënie këndore të Roberto Firminos shtatë minuta para përfundimit të takimit, ku Liverpooli triumfoi 2:1, shkruan Gazeta Express.
Van Dijk pas ndeshjes ka pohuar se ishte një gol i veçantë për të.
“Çfarë mbrëmje. Është ndjenjë e mrekullueshme të jem këtu, goli është shumë special për mua dhe familjen time. Të luaja për Liverpoolin ishte një ëndërr. Të shënosh është edhe më e veçantë”, ka thënë Van Dijk. /Gazeta Express/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend