Liverpool-i është i interesuar për të transferuar qendërmbrojtësin e Sevilla-s, Diego Carlos për ta zëvendësuar të lënduarin Virgil van Dijk.
Sipas Don Balon, “Reds” shihen si kandidatë seriozë për të transferuar Carlos për 54 milionë euro, para Real Madrid-it dhe Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.
Carlos është duke shkëlqyer në La Liga dhe shihet si lojtari adekuat që mund ta zëvendësojë holandezin, që shkaku i lëndimit në ligamente mund të humbasë tërë sezonin.
Trajneri Jurgen Klopp, nuk është shumë i kënaqur me dyshen Joel Matip dhe Joe Gomez, andaj në janar mund të përforcojë mbrojtjen.
Van Dijk ka qenë pjesë e rëndësishme e suksesit të gjigantit anglez, andaj mungesa e tij mund të vërhet në ndeshjet ndaj top klubeve./arbresh.info.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...