Virgil Van Dijk ka zbuluar publikisht se ka pasur një ballafaqim me Jurgen Kloppin gjatë përballjes me Napolin në javën e kaluar.
Dyshja e Liverpoolit u përfshin në një debat me gjeste në momentin që zhvillohej përballja ndaj skuadrës italiane në Murrayfield.
Mbrojtësi holandez nuk ishte fajësuar direkt për golin e shënuar nga Lorenzo Insgine në humbjen prej 3-0, por Klopp kishte bërë me shenjë nga ai që të bënte më shumë.
Ky veprim i gjermanit e acaroi paksa 29-vjeçarin që nuk dëshironte ta pranonte si një gabim të tijin, e që këtë e ka konfirmuar para gazetarëve.
“Janë ca gjëra…në mes meje dhe atij. Nuk është e nevojshme që të zbulohet ajo. Mendoj se të gjithë duhet të komunikojë në me vete. Nganjëherë duhet të thuhet e vërteta, kjo është çfarë është”, ka thënë Van Dijk.
Holandez kishte qenë pika kryesore e suksesit në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve për Liverpoolin, mirëpo kishin disa momente pakënaqësie me Kloppin gjatë ndeshjes miqësore me Napolin. /Telegrafi/
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë