Van Dijk refuzohet nga Real Madridi

17:55 | 6 Janar 2025
D.H

Virgil Van Dijk është në vitin e fundit të kontratës së tij tek Liverpooli dhe ka menduar për largim nga klubi anglez.

Siç raporton Relveo, agjentët e futbollistit iu kanë ofruar klubit të Real Madridit, shkruan Arbresh.info.

Por përgjigja e klubit mbretëror ka qenë “JO”, duke refuzuar gjigantin holandez.

“Megjithatë, klubi e hodhi poshtë ofertën “pasi ata duan lojtarë që janë më të përshtatshëm për atë që ata po kërkojnë””, shkruan  Relevo.

Van Dijk është pjesë e Liverpoolit që nga janari i vitit 2018 dhe ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në sukseset e “The Reds”, gjatë kësaj epoke, duke fituar Premier Leaguen pas 30 vjetësh si dhe Ligën e Kampionëve e trofe të tjerë në Angli.

Më parë holandezi ka qenë edhe pjesë e Southamptonit dhe Celticut.

Mbetet të shihet nëse holandezi do të gjejë gjuhën e përbashkët me klubit aktual që të vazhdojë kontratën e tij e cila skadon me 30 qershor të vitit 2025./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme