Van Dijk po punon fuqishëm për t’u rikthyer sa më shpejtë, publikon pamje nga rehabilitimi

10:51 | 30 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Virgil van Dijk është duke u rikuperuar nga lëndimi që ka pësuar më 17 tetor në barazimin 2-2 të Liverpoolit në udhëtim te Evertoni.

Mbrojtësi holandez ka pësuar lëndim në përplasjen me portierin Jordan Pickford, e që ishte i detyruar t’i nënshtrohej një operacioni në gju.

Van Dijk pritet të që t’i mungojë Liverpoolit edhe për disa muaj, mirëpo që aktualisht ka filluar rikuperimin.

 

Holandezi shihet duke u stërvitur në palestër, mirëpo natyrisht se ka një intensitet të ulët, në mënyrë që të mos e vështirëson rikuperimin.

Van Dijk është duke tentuar që të rikthehet sa më shpejtë që të jetë e mundur që të ndihmojë Liverpoolin të luftojë për të gjithë trofetë.

Jurgen Klopp ka thënë se mbrojtësi është duke u stërvitur dhe po bën mirë, mirëpo nuk do të rrezikojë me të, për t’i lënë sa më shumë kohë që të shërohet

plotësisht nga lëndimi në gju./Arbresh.inhfo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme