Van Dijk mungon në stërvitje, kjo është arsyeja

18:29 | 16 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Mbrojtësi Virgil van Dijk, ka munguar në stërvitje para ndeshjes ndaj Monterrey këtë të mërkure në kuadër të Kupës së Botës për klube.

Liverpool ka hapur stërvitjen në Katar, mirëpo holandezi nuk ka qenë i pranishëm, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Daily Mail, nuk është e qartë nëse Van Dijk është i lënduar ose do të mungojë për shkak se ka nevojë për pushim.

Van Dijk këtë sezon ka luajtur në të gjitha ndeshjet për 90 minuta ndërsa nuk ka qenë i pranishëm në ndeshjet kundër MK Dons dhe Arsenal në kuadër të EFL.

Pos Van Dijk të pranishëm nuk janë qendërmbrojtësit Dejan Lovren dhe Joel Matip, të cilët janë të lënduar, ndërsa Georginio Wijnaldum gjithashtu mungojë në stërvitje, për shkak të lëndimit që ka pësuar në ndeshjen ndaj Watford./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme