Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi është kundërshtari i tij më i vështirë.
Van Dijk vitin e kaluar arriti ta ndal Messi-n duke e eliminuar nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur në Twitter të zgjedh kundërshtarin më të vështirë, holandezi zgjodhi argjentinasin.
“Janë disa sulmues të vështirë, por më shumë mundësi Leo Messi”, theksoi ai.
Pas fitimit të Ligës së Kampionëve vitin e kaluar, Van Dijk është afër ta fitojë me “Reds” Premierë Ligën, trofe të cilin klubi nuk e ka fituar në më shumë se 30 vite./arbresh.info.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...