Liverpool fitoi të dielën Carabao Cup, në finale mposhti skuadrën e Chelseas.
Van Dijk shënoi golin e fitores në minutën e 118-të, shkruan Arbresh.info.
Në një intervistë për ‘The Athletic’ ai tregoi se si e morri trofeun në shtëpi.
“Kur arritëm në aeroport, të gjithë u larguan, kështu që unë e mora trofeun në shtëpi,” tha ai për The Athletic.
Tutje ai tha se dëshironte të ju tregoj fëmijëve të tij trofeun nga afër.
“Unë u kujdesa për të. Doja t’ua tregoja personalisht katër fëmijëve të mi dhe ata u gëzuan shumë që e panë”, shtoi holandezi.
“Të nesërmen, e çova në stërvitje që të gjithë të mund të bënin një foto me të në AXA [ qendra stërvitore e Liverpoolit ]. E gjithë skuadra luajti rolin e vet në suksesin që patëm dhe e meritonim të mbajmë trofeun”, përfundoi Van Dijk.
Liverpooli mposhti Chelsean në finalen e dytë me radhë të kësaj gare pas asaj të vitit 2021./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...