Portieri legjendar i Manchester Unitedit, Edwin van der Sar, e ka refuzuar ofertën e “Djajve të kuq” për të marrë pozitën e drejtorit sportiv në klub. Në këtë pozitë nuk është i emëruar askush për momentin në Manchester United, por ata janë të gatshëm ta shtojnë edhe pozitën e drejtorit sportiv në kuadër të bordit drejtues.
Ish-portieri holandez tani është pjesë e bordit drejtues të Ajaxit, dhe ai nuk planifikon ta lë këtë pozitë edhe për të paktën dy vitet e ardhshme. Pas dy viteve, ai mund ta konsiderojë ofertën për të punuar në Old Trafford, transmeton Gazeta Express.
Manchester Unitedi janë duke e kërkuar një person të përshtatshme për ta emëruar në pozitën e drejtorit sportiv, në mënyrë që ai person ta mbikëqyrë punën e klubit gjatë afateve kalimtare, të verës dhe të janarit. Drejtuesit e klubit anglez janë duke i konsideruar dy kandidatë të mundshëm: Van der Sarin dhe skautin e Leipzigut, Paul Mitchell.
Van der Sari, i cili kishte luajtur për gjashtë vite në Old Trafford, ka kaluar nga drejtori i marketingut në pozitën e drejtorit sportiv në Ajax. Ai kishte arritur ta dërgonte klubin e tij deri në finalen e Evropa Ligës në vitin 2017, por këtë finale ata e humbën kundër Manchester Unitedit.
Dhe 47-vjeçari ka thënë se ai ende ka shumë punë për të bërë në ligën holandeze, Eredivisie, dhe nuk planifikon të largohet nga Ajaxi tani e ta lë punën në gjysmë. Këtë vendim të tij nuk do t’ia ndryshojë as interesimi nga ish-klubi i tij në Angli.
“Pashë diçka në media para disa javëve. Ai lajm është i pakuptimtë. Kam një kontratë dyvjeçare. Ajaxi është klubi im dhe unë do të qëndroja këtu edhe për më gjatë. Ajo që po synojmë dhe duamë të arrijmë është shumë e bukur”, ka thënë Van der Sar.
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...