Edwin van der Sar ka dhënë disa komente lidhur me merkaton e verës.
Në kohën kur Eredivisie ka anuluar sezonin aktual, skuadrat holandeze po përgatiten të jenë aktive në merkaton e verës.
Ajax Amstredam është një nga skuadrat që marrin vëmendjen më të madhe, pasi në kampin e tyre kanë një numër talentësh që pëlqehen nga skuadrat evropiane. Lidhur me këtë ka folur Van der Sar, shef ekzekutiv i skuadrës. Ai ka shuar shpresat e gjigantëve të Evropës se çmimet e lojtarëve mund të përgjysmohen.
“Në janar të vitit të kaluar, njerëzit thonin se do të humbnim shtatë ose tetë lojtarë, por ne humbëm vetëm 2 lojtarë kyç. Klubet e mëdha si Bayern Munich kanë thënë se çmimet do të zbriten në merkaton e ardhshme, por është më e lehtë për ta të thuhet kështu, sepse ata blejnë”, ka thënë Van der Sar, transmeton lajmi.net.
“Sigurisht, 150 – 200 milionë (transferimet) kanë ikur, por unë mendoj se ka akoma vlerë për lojtarët që vijnë nga Ajax. Të edukuar mirë, me eksperiencë në fitoret dhe lojën evropiane”.
“Vitin e kaluar kemi bërë një marrëveshje verbale me Onana, Tagliafico, Van de Beek, që ata të qëndrojnë edhe një sezon, dhe pastaj do të ndihmonim njëri tjetrin për hapat e ardhshëm në karrierë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk do të ketë 50% zbritje në çmime. Klubet le ta harrojnë këtë”, ishin fjalët e ikonës holandeze.
Barcelona, Chelsea, Manchester United e Bayern Munich janë disa nga skuadrat që po interesohen për disa lojtarë të Ajax Amsterdam.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...