Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ende nuk i ka dhënë lejen klubit për ta transferuar yllin e Ajax, Donny van de Beek.
22-vjeçari është një ndër lojtarët kryesorë në klubin holandez dhe është duke iu ndihmuar shumë sidomos pasi lojtarët kryesorë janë larguar në verë, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht largimeve të mëdha, Ajax mbetet në kreun e tabelës të Eredivise dhe rolin kryesor për këtë arritje e ka pas Van de Beek se bashku me bashkëlojtarin, Hakim Ziyech, ky i fundit ka arritur marrëveshje që fund të sezonit t’i bashkohet Chelseas.
Van de Beek ka shënuar 10 gola dhe ka kontribuar me 11 asistime në 37 paraqitje këtë sezon duke dëshmuar që mund të luajë në nivelin më të lartë.
Mirëpo, raportimet e Mundo Deportivo thonë se Zidane ende nuk është bindur nga talenti holandez.
Për kartonin e Van de Beek, Ajax kërkon 55 milionë euro ndërsa i interesuar është edhe Manchester United./arbresh.info.
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...