Marco Van Basten beson se bashkëvendësi i tij, Matthijs de Ligt ka gabuar kur ka vendosur të transferohet te Juventus.
De Ligt, vitin e kaluar për 85 milionë euro, la Ajaxin, për t’iu bashkuar Juventusin në Serie A.
Holandezi i ri ka vuajtur për të gjetur formën, dhe Van Basten ka komentuar këtë situatë.
“Unë nuk mendoj se ai po luan më mirë se sezonin e kaluar te Ajax. Ai është i pafat pasi Gergio Chiellini është lënduar, ai është një lojtar i vërtetë i ekipit. Bonucci bën punën e tij, por nuk organizon mbrojtjen dhe nuk i tregon Matthijs se çfarë duhet të bëjë”, ka deklaruar Van Basten.
“Chiellini bën gjëra për të tjerët. Unë mendoj se De Ligt do të mund të mësonte më shumë te Real Madrid, Barcelona ose Manchester City. Ai gjithashtu do të luante në një kampionat më interesant, sepse Serie A renditet më ulët se vendet që përmenda”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...