Ernesto Valverde ka thënë se i ka pëlqyer me të vërtetë debutimi i Ousmane Dembeles por insiston që nuk ishte e lehtë ndeshja kundër Espanyolit pavarësisht fitores 5 me 0.
“Ne kaluam një ndeshje të komplikuar. Këto lloj ndeshje janë gjithmonë të vështira”, ka thënë fillimisht trajneri pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
“Pavarësisht rezultatit, nuk ka qenë e lehtë. Ata luftuan shumë mirë, por ne kemi lojtarë të mrekullueshëm si Messi, i cili shënoi tri gola, dhe Suarez, i cili dha gjithçka ashtu si e gjithë skuadra”
“Dembele? Më pëlqeu me të vërtetë debutimi i tij, ashtu si i Paulinhos. Idea është se ata do të adaptohen gradualisht në mekanizmin e skuadrës”
Talenti i ri Ousmane Demebel ishte inkuadruar në derbin katalunas në pjesën e dytë të ndeshjes./arbresh.info/
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...