Ernesto Valverde ka zbuluar se ylli Lionel Messi është lënduar pas eliminimit tronditës të Barcelonës nga Liga e Kampionëve, megjithëse i ka bërë thirrje fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë që të tejkaloj këtë situatë.
Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve pavarësisht fitores 4 me 1 në Camp Nou kundër Romas, e cila fitoi më pas me rezultat 3 me 0 mbrëmjen e së martës duke vazhduar tutje falë golit të shënuar si mysafirë, transmeton portali arbresh.info.
Ishte një natë për tu harruar për Lionel Messin dhe liderin në La Liga në kryeqytetin italian, por trajneri i Barcelonës, Valverde thotë se skuadra e tij nuk mund të mbaj mendjen te rezultati para vizitës të së shtunës në Valencia.
“Messi është si bashkëlojtarët e tij”, ka thënë Valverde. “Ne jemi pak të pikëlluar dhe në gjendje jo të mirë, por ne duhet të përballemi me këtë sfidë dhe dëshirojmë ta lëvizim sërish topin. Kështu duhet të bëjmë”
“Messi është njëri nga lojtarët që ka fituar më së shumti Liga të Kampionëve gjatë karrierës së tij. Të fitosh trofeun në Ligë të Kampionëve është vërtetë shumë e vështirë, vetëm një skuadër mund ta fitoj këtë, prandaj është shumë e vështirë”
“Ju nuk mund të keni asnjë moment të keq në këtë kompeticion dhe ajo na ndodhi neve atë ditë”
Barcelona është e pamposhtur dhe në krye të tabelës në La Liga me nëntë pikë para Atletico Madridit që gjendet në pozitën e dytë pas 31 xhirove./arbresh.info/
Funksioni i ri i AirPods të Apple mund të ndihmojë njerëzit ...
Në podcast me Toni Kroos, Klopp i ashpër me deklarata për Ra...
Drenusha: Në Big Brother hyra për fëmijët e mi
SHBA-ja thotë se afër 8.000 trupa koreanoveriore janë në kuf...
Krijimi i “Shtetit Bektashi”, Rama: Po ta kisha unë në dorë ...
Forca e lëngjeve bimore për një lëkurë të shëndetshme