Valverde shpreson që Iniesta të jetë i gatshëm në El Clasicon e fundit

18:56 | 5 Maj 2018
Arbresh Info

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde vazhdon të ketë shpresa që Andres Iniesta do të jetë i gatshëm për të qenë pjesë e El Clasicos së tij të fundit të dielën.

33-vjeçari është stërvitur larg nga pjesa tjetër e skuadrës së parë të enjten, por finalizoi një pjesë e seancës stërvitore të së premtes me skuadrën ndërkohë që pritej të kryente edhe programin e përgjithshëm të së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

“Ne shpresojmë që është i gatshëm”, ka thënë Valverde në konferencën para ndeshjes.

“Pas stërvitjeve sot unë do të flas me të dhe ne do të shohim se si ndihet, gjë që është më e rëndësishmja. Nëse ai ndihet mirë dhe unë i besoj mendimit të tij, atëherë ai do të luaj”

El Clasico kundër Real Madridit zhvillohet në Camp Nou duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme